Sasi e madhe e bërllokut në hyrje të fshatit Ribar i Madh (FOTO)

PUBLIKUAR

Tash e një kohë e gjatë po vazhdon të qëndroj një sasi e madhe e bërllokut në hyrje të fshatit Ribari i Madh, po ashtu për shkak të bërllokut zakonisht grumbullohen edhe shumë qenë endacak.

Një banor i këtij fshati ka thënë për LipjaniNews, se kjo po vije për shkak që kjo zonë është në mes të dyja fshatrave Poturovc dhe Ribar i Madh kështu duket se të dyja këto fshatra po hedhin këtë bërllok.

“Ky bërllok është tash e një kohë e gjatë që qëndron në këtë vend, po kjo është edhe për shkak të mos vedisimit të vetë qytetarëve të kësaj zone, duke ditur se nuk është vend për bërllok, po të qëndroj edhe një kohë  ky bërllok  duket se shumë shpejt mund të kaloj në deponi”, është shprehur një banor i fshatit Ribar i Madh.

Edhe pse në të dyja fshatrat është kompania përkatëse që vije për qdo javë të grumbulloj bërllokun e fshatit aty ende po vazhdon të hidhët në mënyrë të pakontrolluar, transmeton LipjaniNews.com

12802998_455295787988868_3668301425506417775_n 12274665_455295754655538_5988408855803215383_n

SHIKO MË SHUMË

Dy raste me fruth në Lipjan

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë periudhës 16 prill...

Daut Haradinaj viziton Bekim Metaj, vlerëson guximin e ish-ushtarit të UÇK-së

Në Magure të Lipjanit, Daut Haradinaj ka zhvilluar sot një vizitë te ish-ushtari i...

Lipjan: Rrahje pas debatit në trafik, policia u gjen armë e bisht sëpate të dyshuarve

Dy persona në Lipjan, kanë përfunduar në ndalim policor, pasi të njëjtit pas një...