Interi afër transferimit të Bisseck

PUBLIKUAR

Yann Aurel Bisseck pritet t’i bashkohet Interit.

“Sky Sport Italia” ka raportuar se takimi mes zyrtarëve të klubit dhe lojtarit ishte pozitiv, kështu që një marrëveshje mund të mbyllet përfundimisht për 7 milionë euro, transmeton Gazeta Express.

7 milionë euro është klauzola e lirimit që Bisseck e ka te klubi danez, Aarhus.

“Nerazzurrët” thuhet se janë të përgatitur ta paguajnë atë, nëse mund të bëjnë marrëveshje që klubi i tij aktual të pranojë këste për një periudhë dy-vjeçare.

Sa i përket kushteve personale ka marrëveshje të arritur, teksa agjenti i 22-vjeçari po punon për ta realizuar këtë lëvizje.

Qendërmbrojtësi ka regjistruar 22 paraqitje me Aarhus, teksa ka shënuar tre gola dhe ka bërë tre asistime.

Yann Aurel Bisseck në nivel ndërkombëtar mbron ngjyrat e Gjermanisë. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...