Edhe Aubameyang drejt Arabisë Saudite, marrëveshja afër finalizimit

PUBLIKUAR

Pierre-Emerick Aubameyang do të largohet nga Chelsea për të vazhduar karrierën në Arabinë Saudite.

Sulmuesi po largohet vetëm pas një sezoni të kaluar në “Stamford Bridge”, një sezon që realisht ishte dëshpërues për të – transmeton Gazeta Express.

Aubameyang regjistroi 22 paraqitje me Chelsean, teksa kontribuoi vetëm me tre gola dhe një asistim.

Sipas “Sports Zone”, 33-vjeçari do të largohet këtë verë dhe “Blutë” duan ta shesin para 30 qershori shkaku i FFP-së.

Një marrëveshje për një para-kontratë me Fondin e Investimeve Publike (PIF) të Arabisë Saudite është afër arritjes.

Ai do të bashkohet me Al-Ahli ose Al-Shabab.

Aubameyang besohet se nuk do të ishte kundër një sezoni tjetër në Evropë, por asnjë klub evropian nuk ka shfaqur ende një interesim konkret për ish-sulmuesin e Barcelonës.

Reprezentuesi i Gabonit ka kontratë të vlefshme me Chelsean deri në verën e vitit të ardhshëm. Ai në tregun e transferimeve vlerësohet me 7 milionë euro. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...