Nis Java e Arkitekturës

PUBLIKUAR

 

 

 

Në Prishtinë sot nis, dhe do të mbyllet të shtunën, më 5 korrik – Java e Arkitekturës. Kjo veprimtari organizohet nga Fondacioni Kosovar i Arkitekturës në partneritet të ngushtë me Komunën e Prishtinës.

PAW është ngjarje e përvitshme e cila për qëllim kryesor ka prezantimin e teorive dhe metodologjive bashkëkohore në fushën e arkitekturës dhe planifikimit urban para komunitetit arkitektonik dhe publikut të gjerë, thuhet në njoftimin për këtë ngjarje.
Këtë vit tema e PAW do jetë “Qyteti” dhe për këtë është ftuar një numër i madh i arkitektëve dhe urbanistëve të njohur nga e gjithë bota për t’i prezantuar konceptet dhe punën e tyre në zgjidhjen e problemeve të qytetit bashkëkohor.

Ndër të tjera, sot në ambientet e Muyzeut të Kosovës do të hapet ekspozita “Aga Khan Architecture Awards” dhe do të hapet Java e Arkitekturës në Prishtinë, gjatë cilës do të mbajnë ligjërata Haris Piplas dhe Daniel Schwartz (ETH, Urban Think Tank), Shpend Ahmeti, kryetari i Komunës së Prishtinës; po ashtu gjatë gjithë ditës do jenë të hapura ekspozitat “Utopitë e Vogla” tek Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve të Kosovës, “Nju-Jork, Limitet e Qytetit” në hollin e Akademisë së Shkencave dhe Artit të Kosovës, si dhe ekspozita e studentëve “Students Review” në 3 shkollat e arkitekturës në Prishtinë: Fakulteti i Arkitekturës në UP, në objektin e Fakultetit të Arkitekturës, Kolegjin AAB, në objektin nr.4 në kampusin e kolegjit në Fushë-Kosovë si dhe Kolegji UBT, në kampusin e tyre ne Lipjan.

Ligjërata e ekspozita si dhe veprimtari të tjera nga fusha e arkitekturës dhe rregullimi urban do të ketë edhe gjatë ditëve të tjera.

SHIKO MË SHUMË

Rivarrimi i 8-vjeçarit të zhdukur në luftë, Haxhiu: Ditë dhimbjeje, sikur të mos mjaftonte vrasja e tij edhe trupi i tij u zhduk

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, mori pjesë sot në ceremoninë e rivarrimit...

Varroset në Prekaz të Epërm, Sinan Dauti, figuronte i zhdukur gjatë luftës

Sot më 18.04.2026 në ora 13:30, në Prekaz të Epërm, në varrezat e lagjes...

Aksioni i Inspektoratit të Punës, 34 ndalim punimesh në 48 orët e fundit

Inspektorati Qendror i Punës ka zhvilluar një aksion të gjerë inspektues në të gjithë...