Liverpooli, favorit për transferimin e Pavard

PUBLIKUAR

Liverpooli raportohet se po kryeson garën për transferimin e Benjamin Pavard.

Sipas “Bild”, përfaqësuesit e lojtarit kanë zhvilluar bisedime me klubin anglez për transferimin e mundshëm të tij në “Anfield”, shkruan Gazeta Express.

Milani, Interi, Chelsea dhe Barcelona janë klubet tjera të interesuara për Pavardin.

Megjithatë, sipas mediumit gjerman, Liverpooli po vlerësohet favorit për të siguruar shërbimet e mbrojtësit francez, i cili është i hapur për t’u larguar nga Bayern Munichi.

27-vjeçari me kampionët e Gjermanisë ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit të ardhshëm.

Më herët ishte raportuar se Pavard mund të largohet nga “Bavarezët” për 30 milionë euro. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...