Mourinho, megjithatë nuk kalon te United – kthehet te Interi?

PUBLIKUAR

Jose Mourinho mund të mos shkojë te Manchester United, duke vazhduar kështu spekulimet për një kthim te Interi.

Special One është dukur se do të kalojë te Djajtë e Kuq, por mediat angleze raportojnë se kështu mund të mos ndodhë.

Mourinho është përplasur me drjetorët e United, dhe arsyeja është mungesa e strategjisë për të rinjt dhe kërkesa për të involvuar si menaxher të së ardhmes Ryan Giggsin.

Nëse ky spekulim konfirmohet, atëherë hapen opsione të reja për portugezin.

Thuhet se Mourinho është i interesuar për t’u kthyer te Interi, që po vuan këtë vit për rezultate.

Milani dhe Roma po ashtu mund të jenë opsione për Mourinhon, teksa vet ky i fundit nuk dëshiron Juventusin, që e konsideron rival të përbetuar për shkak të dashurisë që ka ndaj Interit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...