Nacho mund të largohet si futbollist i lirë, rivali i Real Madridit interesohet për spanjollin

PUBLIKUAR

Real Madridi mund t’u thotë lamtumirë disa lojtarëve të ekipit të parë këtë verë.

Marco Asensio është pothuajse e sigurt që do të largohet, ndërsa Karim Benzema, Dani Ceballos dhe Nacho Fernandez gjithashtu mund të ndjekin të njëjtën rrugë, transmeton Gazeta Express.

Të tre futbollistët spanjollë të përmendur do të mbesin të lirë në verë, pasi kontrata e tyre do të skadojnë.

Nacho, i cili në të gjithë karrierën e tij të deritanishme ka qenë në Real Madrid, ka qenë i lidhur me Interin, por ai gjithashtu mund të qëndrojë në futbollin spanjoll, edhe nëse vendos të largohet nga “Santiago Bernabeu”.

“Marca” ka raportuar se Villarreali është i interesuar për të siguruar shërbimet e tij.

33-vjeçari shihet si zëvendësues i Pau Torres, i cili pritet të largohet nga “Nëndetësja e Verdhë”.

Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e Nachos gjatë javëve të ardhshme. Ai ka qenë një shërbëtor i shkëlqyer për Real Madridin, por koha e tij mund të përfundojë në verë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...