Hakimi e kërkon largimin nga PSG-ja

PUBLIKUAR

Achraf Hakimi po mendon të largohet nga Paris Saint-Germaini gjatë verës që po vjen.

Mbrojtësi i djathtë maroken i kaloi dy sezone në “Parkun e Princave”, ndërsa tash konsideron se ka ardhur koha për ta provuar një eksperiencë të re.

Por, klubi që e do ish-futbollistin e Real Madridit dhe të Interit duhet të bëjë sakrifica, shkruan “Gazeta Express”.

Kjo për faktin se lojtari ka kontratë me parisienët deri në vitin 2026 me një rrogë vjetore prej 10 milionë eurosh.

Hakimi kishte përfunduar në Paris në vitin 2021 për 68 milionë euro.

Këtë sezon, mbrojtësi i krahut i ka zhvilluar 38 ndeshje dhe i ka realizuar 5 gola. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...