Von Cramon: Qeveria po rrezikon shumë në veri

PUBLIKUAR

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian Viola von Cramon, ka folur rreth situatës në veri.

Ajo në një konferencë për media tha se qeveria po rrezikon shumë në veri.

Eurodeputetja theksoi se kryetarët e zgjedhur atje janë legjitim, por se ata nuk mund të qeverisin me një apo dy për qind të votave.

“Jam e brengosur, situata është e tensionuar. Kryetarët janë zgjedhur në mënyrë legjitime, por kjo nuk nënkupton që ata kanë fuqi legjitime që të hyjnë në objekte dhe që këtë qasja ta sigurojnë më forcë, askush nuk mund të qeverisë me një ose dy për qind të votave. Situata nuk është e qëndrueshme”, tha ajo.

Von Cramon foli edhe rreth raportit vjetor të Parlamentit Evropian, ku theksoi se Kosova ka bërë progres në vitet e fundit.

“Kosova tashmë ka marrë liberalizimin e vizave dhe dua të i’u përgëzoj, edhe pse është vonuar shumë. Për më tepër ne e kemi përkrahur aplikimin në KE, prandaj e përsërisim zotimin tonë për mbështetje në familjen evropiane”, tha ajo.

Gjermanja foli edhe rreth hapave që Kosova duhet t’i ndërmarrë.

“Hapat e rëndësishëm që janë ndërmarrë në luftën kundër korrupsionit është për çdo lëvdatë. Raporti nënvizon përmirësimin në sundimin e ligjit, mbrojta e të drejtave të njeriut. Dua të theksoj tri prioritete. Reforma gjyqësore, liria e mediave dhe krijimi i klimave energjetike, janë tri çështjet kryesore që duhet ndërmarrë”, tha ajo në konferencën për media që e mbajti në përmbyllje të vizitës së saj në Kosovë.

Viola von Cramon pati një vizitë tre ditore në vendin tonë.

Gjatë kësaj vizite ajo shkoj edhe në veri./Klankosova.tv

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...