Presidentja Osmani e uron në Twitter Erdoganin për fitoren, shkruan edhe turqisht

PUBLIKUAR

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar homologun e saj turk, Recep Taip Erdogan për fitoren në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale të Turqisë që ia mundëson atij mbajtjen e pushtetit për edhe pesë vjet.

Osmani përmes një deklarimi në Twitter ka thënë se mezi pret të punojë së bashku me Erdoganin.

”I shprehim urimet tona të përzemërta Presidentit Erdogan  në fitoren e sotme. Ndërsa ju vazhdoni ta udhëheqni Turqinë drejt sukseseve të reja, mezi pres të punojmë së bashku për të ndërtuar mbi bashkëpunimin tonë të shkëlqyer”, ka deklaruar Osmani teksa ka shkruar edhe në gjuhën turke.

Presidentja e Kosovës ka pasur disa vizita në Ankara ku është takuar me presidentin turk Erdogan.

Sipas të gjithave burimeve mediatike turke dhe perëndimore, Erdogan i ka fituar zgjedhjet – ky i fundit e ka shpallur fitoren kur janë mbetur më pak se 2 për qind të votave pa u numëruar. /Gazeta Express

 

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...