Bugajski, Blinkenit: Mbështetja e SHBA-së për Vuçiqin po destabilizon rajonin

PUBLIKUAR

Anëtari i lartë në Fondacionin Jamestown në Washington, Janusz Bugajski ka reaguar ndaj sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, për aksionin e Policisë së Kosovës në veri të vendit.

Bugajski ka përmendur trazirat e janarit në vitin 2020 pas zgjedhjeve në SHBA, duke shtuar se  ‘mbështetja e SHBA për Vuçiqin po destabilizon rajonin’, transmeton Klankosova.tv.

Njohësi i Ballkanit shtoi se është koha që Kosova të njihet nga të gjitha shtetet demokratike.

“Ekuivalenti i dënimit të certifikimit të Kongresit Amerikan të zgjedhjeve të 2020 dhe legjitimimit të kryengritjes së 6 janarit. Mbështetja e SHBA për Vuçiqin po destabilizon rajonin. Është koha për të mbështetur një revolucion demokratik në Serbi dhe njohjen e Kosovës nga të gjitha shtetet evropiane”, shkroi Bugajski në Twitter. /Klankosova.tv.

Blinken thirrje Kurtit: Ndali menjëherë masat e dhunshme në veri, përqendrohu në dialog

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...