Anton Quni dhe Rrustem Berisha mund të përfundojnë në listat e Interpolit?! (Video)

PUBLIKUAR

Europol nuk kanë kompetenca direkte të arrestimit, prandaj edhe nuk është i përfshirë në asnjë mënyrë në arrestimin e mundshëm të ish-pjesëtarëve të UCK-së të dënuar me nga 15 vite burg për krime lufte nga një Gjykatë në Nish të Serbisë.

Alexandru Niculae (Aleksandru Nikilli), nga zyra për Informim e Europolit, ka thënë për Tribuna Channel se ky mekanizëm nuk ka kompetenca ekzekutive që të mund të ekzekutojë urdhër arrestimi.

“Europol është i përfshirë në vendimet e gjykatave të çfarëdo lloji. Roli i Europolit është të mbështesë hetimet penale të udhëhequra nga 28 shtetet anëtare të BE-së”, ka sqaruar ai.

Një Gjykatë në Nish të Serbisë, ka “dënuar” me vendim të formës së prerë, me masë burgimi prej 16 vitesh, ish pjesëtarët e UÇK-së: Rrustem Berisha, Anton Quni, Xhafer Gashi, Shiqer Maloku, Demë Maloku, Demush Gacaferi, Agron Jusufi dhe Rabit Alija

Avokatët thonë se Kosova duhet të reagojnë që këta emra të mos përfundojnë në listat e Interpolit.

SHIKO MË SHUMË

Parkingu i madh i Prishtinës prapa Pallatit të Rinisë falas gjatë kohës sa mbahet protesta kundër Gjykatës Speciale

Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Besianë Musmurati, ka njoftuar qytetarët se parkingu prapa Pallatit...

Komandanti i Zjarrfikësve: Zjarri në Fushë Kosovë prej më të mëdhenjëve në dekadën e fundit

Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve, Malë Gashi, ka bërë të ditur se zjarri i...

Lladrovci takon Konjufcën: Kemi biseduar si bëhet Kosova më mirë

Kreu i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, është takuar me kryediplomatin kosovar, Glauk Konjufca,...