Hidhen hapat e para për trajtimin e qenve endacakë, Kurti jep lajmin

PUBLIKUAR

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se me Udhëzimin Administrativ për Kushtet dhe Kërkesat Teknike të nënshkruar nga Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, Republika e Kosovës vendos bazën ligjore për trajtimin e qenve endacakë në tërë territorin e vendit.

Ky udhëzim administrativ përcakton kushtet dhe kërkesat që duhet të plotësohen nga strehimoret e kafshëve shoqëruese për të ofruar trajtimin e duhur për qentë dhe macet nën përgjegjësinë e tyre.

“Me Udhëzimin Administrativ për Kushtet dhe Kërkesat Teknike që duhet plotësuar nga Strehimoret e Kafshëve Shoqëruese, të nënshkruar sot nga Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, vendoset themeli i bazës ligjore për trajtimin e qenve endacakë nga secila Komunë në tërë territorin e Republikës së Kosovës”, ka thënë ai.

“Kështu përcaktohen qartazi kushtet në të cilat do të trajtohen qentë dhe macet; ambientet e ndara për çdo fazë, të përshtatshme me nivel të lartë të higjienës si dhe veprimet e sjelljet ndaj qenve endacak që nga momenti i kapjes, izolimit, trajtimit, kastrimit, sterilizimit, fazes post-operative, socializimit, adoptimit dhe lëshimit”, shtoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...