FSK dislokon një kontigjent në Maqedoninë e Veriut, tregon nivel të lartë të gatishmërisë

PUBLIKUAR

Forca e Sigurisë së Kosovës përmes një njoftimi për media, thotë se kontingjenti i saj i dislokuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut tregon nivel të lartë të gatishmërisë.

“Kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës i dislokuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, i atashuar në Task Forcën jug në batalionin shumëkombësh, ka realizuar operacionet e patrullimit në nivel togu duke përfshirë pika mobile të kontrollit, gjithashtu kanë vazhduar me operacione të mbrojtjes së kampit sipas skenarëve të përgatitura nga komanda më e lartë, me qëllim të testimit dhe gatishmërisë  së trupave në ushtrim”, thuhet në njoftimin FSK-së.

Tutje thuhet në njoftim se ushtarakët e FSK-së janë duke treguar gatishmëri dhe performancë të lartë, në kryerjen e detyrave dhe ndërveprushmërisë me partnerët pjesëmarrës në ushtrimin ndërkombëtar “Defender Europe 23”.

 

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...