Policia në Ferizaj arreston një person të kërkuar

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës në Ferizaj dje në rrugën ‘’Zenun Beqa” ka ndaluar një 40-vjeçar me inicialet SH.B., i cili ishte në kërkim policor.

Bëhet e ditur se gjatë legjitimit dhe kontrollimit të tij, i është gjetur një  thikë, teksa pas verifikimit është parë se ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresave të Gjykatës Themelore në Ferizaj për 6 vepra penale: tri raste ‘’Posedim i paautorizuar i narkotikeve, substancave psikotrope ose analoge, një rast ‘’Sulmi’’, një rast ‘’Kanosje’’ dhe një rast ‘’Grabitje’’.

Ai është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme gjyqësore.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...