Një grua sulmohet seksualisht

PUBLIKUAR

Të martën në Gjakovë një grua ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga një person.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga  i dyshuari i panjohur”, thuhet në raportimin e Policisë së Kosovës.

“Pas një pune operative-hetimore nga njësia e hetimeve të Stacionit Policor Gjakovë është arritur të identifikohet i dyshuari i cili është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.

Ndërkaq në ditën e njëjtë në Vushtrri një grua ka raportuar se një person ka tentuar ta sulmojë seksualisht.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar fizikisht dhe ka tentuar ta sulmoj edhe seksualisht”, thuhet në raportin e PK-së.

“Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...