Al-Nassr vazhdon garën për titull, Ronaldo kontribuon me gol në fitoren sensacionale ndaj Al-Shabab

PUBLIKUAR

Al-Nassr ka regjistruar fitore ndaj Al-Shabab për të mbajtur gjallë shpresat për titullin e kampionit në Ligën Profesionale Saudite.

Skuadra e drejtuar nga Dinko Jelicic fitoi si vendase me rezultatin 3:2, shkruan Gazeta Express.

Al-Nassr ishte duke humbur në këtë përballje 0:2, por ia doli të triumfoi me një rikthim sensacional.

Cristiano Ronaldo la gjurmë edhe në këtë fitore, duke kontribuar me gol.

Ylli portugez shënoi në minutën e 60-të. Goli i tij ishte i përmbysjes në 3:2, që në fund doli të jetë edhe goli i fitores.

Për 38-vjeçarin ishte ky goli i tij i 14-të këtë sezon.

Anderson Talisca (44’) dhe Abdulrahman Ghareeb (51’) shënuan dy golat tjerë në fitoren e vendasve.

Ndërkaq, për skuadrën mysafire të dy golat u shënuan nga Cristian Guanca (24’ nga penalltia, 40’).

Al-Nassr pas kësaj fitore ka 63 pikë në pozitën e dytë në tabelë, tri pikë më pak se lideri, Al-Ittihad.

Deri në fund të sezonit do të zhvillohen edhe dy xhiro.

Al-Shabab është i treti me 53 pikë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...