Sheholli: Në 99-tën u rekrutova nga ShIK-u, mora detyra të shkoja në Beograd

PUBLIKUAR

Drejtori i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholi, ka bërë të ditur se menjëherë pas luftës, në vitin 1999 ishte rekrutuar nga Shërbimi Inteligjent i Kosovës.

Sheholli tha se në takim ishte thirrur nga Elmi Reçica e Latif Gashi, të cilët i quajti njerëzit kryesor të ShIK-ut, ku detyrë kishte që të shkonte në Beograd.

“Unë po ua them një praktik timen. Në vitin 1999, menjëherë pas luftës kam pasur ftesë prej ShIK-ut , ishte një ftesë shumë miqësore por isha i ftuar si njohës i marrëdhënieve shqiptaro-serbe”.

“Dhe, unë e kam pranuar me plot krenari që të bashkëpunojë për ta. Ka qenë Elmi Reçica dhe Latif Gashi, njerëzit kryesor të ShIK-ut dhe unë kam marrë detyra prej tyre që të shkojë në Beograd e të shoh për çështje të ndryshme që kishin të bëjnë në atë periudhë”, është shprehur Sheholli në Rubikon në Klan Kosova.

Ai foli edhe për Agjencinë Kosovare të Inteligjencës, e cila tha se është e shtrirë në veri, por nuk e di nëse AKI-ja ështe e aftë të depërotjë deri te kabineti i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

“AKI-ja është e shtrirë në veri të Kosovës. Deri ku kanë mbërri dhe deri ku mund të hyjnë është çështje tjetër. E tash nuk e di se a mundet AKI-ja të depërtojë deri te kabineti i presidentit Vuçiq”, tha Sheholli, njofton Klankosova.tv.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...