Ish-komandanti i UÇK-së: Ahmet Krasniqi u vra nga shqiptarët, nuk dihet urdhërdhënësi (VIDEO)

PUBLIKUAR

Ish-komandanti i policisë ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hafir Hoxha, ka deklaruar se ish-ministri i parë i Mbrojtjes, Ahmet Krasniqi, u vra nga shqiptarët.

Hoxha, në Info Magazine në Klan Kosova, tha se sot e asaj dite nuk dihet se nga kush u dha urdhëri për vrasjen e Krasniqit.

“Unë e dija që Ahmet Krasniqi ishte vizitë në kazermë në Shqipëri dhe nga zyra e përfaqësuese të Kosovës, Isa Mustafa, ishte në atë kohë përgjegjës i zyrës, na u dha urdhër që të mos përdorej asnjë simboli të UÇK-së gjatë ceremonisë së varrimit të Ahmeti Krasniqit”.

“Para një  jave u përgatitshim që të nisnim një njësi trupash për në Kosovë, dhe prandaj ishte e pakuptimtë që të varrosej si të ishte një person civil”.

“Në vendimmarrje nuk e di kurse në akt me siguri se po, në atë kohë besoj që shqiptarët më së lehti kanë mundur të kryejnë aktin por se nga kah ardhur urdhri nuk dihet – është e dyshimtë”, tha Hoxha.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...