Policia në Prishtinë i ka arrestuar sot katër persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale “blerja, posedimi, shitja dhe shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’.
Gjatë operacionit policor të dyshuarit janë me inicialet dhe vitin e lindjes: A. N. (1969), A. I. (1990), A. N. (1977) dhe D.Sh. (1989).
Gjatë operacionit janë sekuestruar provat/dëshmitë materiale si në vijim:
(785.5) gram substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë;
(0.2) gram substancë e dyshuar narkotike e llojit heroinë;
(10.2) gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë;
(1) armë zjarri- revole;
(2) karikatorë;
(14) fishekë;
(9267) euro;
(450) franga;
(1700) lekë;
(10) dollarë kanadez;
(3) telefona celular;
(3) peshore digjitale;
(2) automjete./Klankosova.tv


