Man United nis bisedimet me PSG-në për transferimin e Neymarit

PUBLIKUAR

Manchester United raportohet se ka nisur bisedimet për transferimin e mundshëm të Neymarit.

Braziliani po mendon seriozisht të largohet nga kryeqyteti francez pasi vulosi një transferim rekord prej 222 milionë eurosh nga Barcelona te Paris Saint-Germaini gjashtë vjet më parë, transmeton Gazeta Express.

Për më tepër, PSG-ja nuk do të pengojë dëshirën e lojtarit të tyre për t’u larguar.

Neymar ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2027, por tani ka shumë gjasa që ai të largohet në verën e këtij viti.

“L’Equipe” ka raportuar këtë të hënë se Manchester United dhe PSG-ja janë në bisedime për një kalim të mundshëm të 31-vjeçarit në “Old Trafford”.

Gjithashtu thuhet se mesfushori i “Djajve të Kuq”, Casemiro, po mundohet të bindë bashkëkombësin e tij që t’i bashkohet te gjiganti anglez.

Man United synon që marrëveshja të jetë për huazimin e Neymarit për një sezon, me klubin që do t’ia paguante në plotësi pagën e tij.

Ndërkaq, klubi parisien thuhet se preferon më shumë që ta shesë reprezentuesin e Brazilit.

Tani, pritet një takim mes këshilltarit të PSG-së, Luis Campos dhe përfaqësuesve të lojtarit.

“L’Equipe” raportoi gjithashtu se edhe Chelsea është ende duke monitoruar situatën e Neymarit, por dështimi i tyre për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve mund të ndikojë në përpjekjet e tyre për të nënshkruar me ish-sulmuesin e Barcelonës. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...