Vinicius në pritje të vendimit, mund t’i mungojë Real Madridit në fillim të sezonit tjetër

PUBLIKUAR

Ndërsa i gjithë fokusi është se si do të ndëshkohen tifozët që ofenduan Vinicius Juniorin, vetë sulmuesi do të përballet me një pezullim për shkak të kartonit të kuq.

Sipas “Mundo Deportivo”, pezullimi i zakonshëm për incidente të tilla është së paku dy ndeshje. Megjithatë Vinicus është në rrezik të një dënimi që do t’i vlente edhe për sezonin e ardhshëm.

Nëse Komisioni Disiplinor vendos se ishte një veprim agresiv ndërkohë që loja ishte ndërprerë, atëherë ai mund të dënohet me 4 deri në 12 ndeshje mos-lojë.

Në rastin më të mirë, 22-vjeçari mund të dënohet me suspendim për 2 deri në 3 ndeshje.

Me vetëm tre ndeshje të mbetura deri në përfundimin e sezonit në La Liga, Viniciusit mund t’i jepen pushime të parakohshme.

Pasi ka luajtur më shumë minuta se kushdo tjetër dhe se Real Madridi nuk është më në garë për ndonjë trofe, trajneri Carlo Ancelotti mund të mos jetë i shqetësuar për pushimin e brazilianit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...