Pejë: Arrestohet një i dyshuar për vrasje nga pakujdesia në shkurt të punëtorit të KEDS-it

PUBLIKUAR

Një person është arrestuar të premten në Pejë rreth orës 11:45, nën dyshimin se e ka vrarë nga pakujdesia një punëtor të KEDS-it në muajin shkurt në fshatin Leshovë të kësaj komune.

Viktima para katër muajsh u raportua se ka vdekur sa ishte duke punuar në një terren të vështirë në Leshovë.

“Është arrestuar një  mashkull kosovar si i dyshuar lidhur me rastin. Po ashtu në konsultim me prokurorin është ndryshuar cilësimi i veprës nga hetim i vdekjes, në vrasje nga pakujdesia. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...