Fundjava me mot të mirë, diell dhe rritje e temperaturave

PUBLIKUAR

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot kryesisht me diell.

IHK njofton se vranësira të pakta parashihen në relievin malor, ndërkaq temperaturat do të jenë në rritje në krahasim me ditët e fundit.

Instituti po ashtu bën të ditur se të dielën do  të mbajë mot i nxehtë dhe me temperatura të ngjashme.

Në pjesën e dytë të ditës parashihen vranësira të cilat vende-vende mund të sjellin riga të dobëta dhe të izoluara të shiut.

Gjatë këtyre dy ditëve do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-5m/s. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...