Manchester United shpreh interesim për Manu Kone

PUBLIKUAR

Manchester United raportohet se ka shprehur interesim për Manu Konen.

Sipas “RMC Sport”, klubi anglez është i interesuar për të nënshkruar me 22-vjeçarin, pasi ai vlerësohet lartë dhe shihet se mund të jetë një partner cilësor me Casemiron, transmeton Gazeta Express.

Kone është pjesë e Borussia Monchengladbachit. Ai ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2025.

Reprezentuesi i Francës U21 në tregun e transferimeve vlerësohet me 30 milionë euro.

Këtë sezon, ai ka regjistruar 30 paraqitje me Monchengladbach, ka shënuar një gol dhe ka kontribuar me një asistim.

Manu Kone më herët ka qenë pjesë e ekipit francez, Toulouse. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...