Ferronikeli mund Llapin, Drita e fortë për Prishtinën

PUBLIKUAR

Feronikeli ka fituar derbi e javës së 19-të të elitës sonë të futbollit, duke mposhtur Llapin me rezultat 1-0.

Kampionët në fuqi të Kosovës, janë treguar skuadër më e mirë se llapjanët, duke fituar këtë sfidë tejet të rëndësishme në garën për kreun e tabelës.

“Nikeli” e nisi lojën duke bërë presion drejt portës llapjanë, dhe pas 15 minutave lojë përmes Përparim Livorekas, arritën golin e epërsisë, rezultat më të cilin skuadrat shkuan në pushim.

Pas kësaj fitore, “Nikeli” blindon kreun më 35 pikë, katër më shumë së Llapi.

Ndërkohë, Drita ka fituar përballjen me Prishtinë, duke fituar me rezultat 1-0, në stadiumin e qytetit në Gjilan.

Në një ndeshje të nivelizuar, ishte Xhevdet Shabani, i cili në minutën e 87-të shënoi golin e fitores. Drita zë vendin e nëntë më 24 pikë, kurse Prishtina mbetet në zonën e rrezikshme që zë vendin e 10-të më 18.

Pikët e plota i ka arkëtuar edhe Drenica, e cila sot mundi Vushtrrinë, me rezultat 2-1, në “Bajarm Aliu”. Kapiteni i kuqezinjve, Sami Geci shënoi dygolësh në këtë ndeshje në minutën e 36-të dhe 90-të, këtë të fundit nga penalltia.

Mysafirët në lojën shtesë ia dolën që të shënojnë golin e barazimit, por ky gol u anulua më pretekst së goli ishte shënuar nga pozita jashtë lojës, transmeton kp.

Pas kësaj fitore, Drenica arrin në kuotën e 25 pikëve dhe zë vendin e shtatë, ndërkaq, vushtrriasit zë pozitën e para fundit më vetëm 18 pikë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...