Marquinhos rinovon kontratën me PSG-në

PUBLIKUAR

Paris Saint-Germain ka njoftuar këtë të premte se kapiteni i tyre, Marquinhos, ka nënshkruar një zgjatje të kontratës.

Qendërmbrojtësi brazilian do të jetë i lidhur me parisienët deri në verën e vitit 2028, shkruan Gazeta Express.

Marquinhos është pjesë e kampionit në fuqi të Francës që nga viti 2013

Ai ka regjistruar 400 paraqitje deri më tani, teksa ka fituar shtatë tituj kampioni në Ligue 1 gjatë kësaj periudhe, gjashtë Kupa të Francës, gjashtë Kupa të Ligës së Francës, si dhe tetë Superkupa të këtij vendi.

29-vjeçari është i treti në listën e futbollistëve me më së shumti paraqitje në histori të PSG-së, si dhe i pari në për sa i përket ndeshjeve të luajtura në skenën evropiane.

Këtë sezon, Marquinhos ka regjistruar 43 paraqitje me Paris Saint-Germainin në të gjitha garat. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...