Escobar: Duam ta shfrytëzojmë Asociacionin për ta zhbërë atë që Serbia po bën me Veriun e Kosovës

PUBLIKUAR

Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në dëshminë e tij përpara Komitetit për Punë të Jashtme ka folur për shqetësimet e senatorit Bob Mendez rreth Asociacionit.

Escbar ka thënë se qëndrimi i SHBA-së është që Asociacioni është obligim ekzistues i Kosovës që e ka marrë në kuadër të procesit të dialogut të Brukselit.

Ai gjithashtu ka thënë se SHBA e ka përsëritur që janë për një model që nuk shkel rregullat evropiane, Kushtetutën e Kosovës apo që  prish funksionalitetin e Kosovës.

“Qëndrimi ynë është që Asociacioni është obligim ligjor ekzistues. E kemi përsëritur që do të ndihmojmë Kosovën për një model që s’është kundër rregullave evropiane apo kundër Kushtetutës së Kosovës apo funksionalitetin”, ka thënë Escobar, raporton Gazeta Express.

Escobar thotë se Asociacionin e shohin si një rrugë përpara ku katër komunat (veriore), apo edhe komuna të tjerë mund të bashkohen për të ofruar shërbime komunale në gjuhën serbe për një pjesë të komunitetit, raporton Gazeta Express.

“Ajo sic e shohim ne është, që Asociacioni është një rrugë përpara që katër komunat, apo edhe ndonjë tjetër komunë që dëshiron të bashkohet, që të jenë në gjendje të ofrojnë shërbime komunale në gjuhën serbe për një pjesë të komunitetit”, ka thënë Escobar.

Ai tutje ka thënë se duhan ta shfrytëzojnë Asociacionin për të hequr veriun nga ndikimi i Beogradit dhe nga ajo çfarë Vuçiq po bën sot me këto komuna.

“Duam ta shfrytëzojmë Asociacionin që ta zhbëjmë atë që Serbia po e bën sot me veriun dhe që ta fusim brenda strukturës së Kosovës, që e kontrollon dhe që është nën ligjet e Kosovës”, ka thënë Escobar.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...