Xavi i thotë lamtumirë ekipit kombëtar

PUBLIKUAR

xavi-i-thot-euml-lamtumir-euml-ekipit-komb-euml-tar_hd

Mesfushori i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka zbuluar se ai ka vendosur të pensionohet nga kombëtarja spanjolle në moshën 34 vjeçare.

“Kam vendosur të largohem nga ekipi kombëtar – kohës time i ka ardhur fundi”, ka zbuluar mesfushori në një konferencë shtypi.

“I jam falënderues çdokujt në federatë. Ka qenë një kohë e mahnitshme për aq shumë vite dhe me aq shumë suksese”.

“Po largohem nga ekipi plot krenari dhe u dëshiroj atyre të gjitha të mirat. Tash do t’i përcjell ata si tifoz”, ka shtuar kapiteni i Barcelonës.

Xavi ishte lojtar kyç kur Spanja fitoi dy kampionate evropiane radhazi në vitin 2008 dhe 2012, si dhe Botërorin e vitit 2010, dhe vendos të pensionohet pas 133 ndeshjes dhe 13 golash.

Xavi u emërua lojtari më i mirë në Euro 2008, kur Spanja fitoi trofeun e parë të madh që nga viti 1964. Megjithatë ai dhe kombëtarja e tij zhgënjyen në Botërorin e këtij viti, Brazili 2014, duke u eliminuar që në fazën e grupeve. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...