Katër të lënduar nga një aksident në Mazgit, e përfshirë edhe një veturë zyrtare

PUBLIKUAR

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:15 në hyrje të autostradës në fshatin Mazgit, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar katër persona, raporton Express.

Aksidenti ka ndodhur mes dy automjeteve, njëra prej të cilave ka qenë veturë zyrtare.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 15:15, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në hyrje të autostradës në fshatin Mazgit.  Deri më tani bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë dy automjete njëra nga to veturë zyrtare.

Për pasojë katër persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë marrë  trajtimin e nevojshëm mjekësor, përderisa janë shkaktuar dhe dëme materiale.  Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, ka thënë Borovci. /Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...