Ancelotti: City ishte më i mirë, ne kthehemi më të fortë vitin tjetër

PUBLIKUAR

Carlo Ancelotti ka folur për “Prime Video” pas humbjes së thellë dhe turpëruese të Real Madridit të pësuar nga Manchester City, e cila e eliminoi gjigantin spanjoll nga Liga e Kampionëve.

Trajneri italian bëhet realist dhe e pranon se “Los Blancos” nuk merituan më shumë pas paraqitjes së zbehtë të mbrëmshme në “Santiago Bernabeu”, shkruan “Gazeta Express”.

“Ata luajtën më mirë se ne dhe e merituan të shkonin në finale. Nuk ishte një fushë e lehtë, u përballëm me një skuadër mjaft të fortë, e cila na bëri presion mjaft të fortë. Në fillim e prisja këtë, shpresoja që do të mundë ta menaxhonim më mirë topin”, thekoi trajneri i madrilenëve pas lojës.

Ancelotti nuk e minimizon punën e bërë nga ekipi gjatë krejt sezonit, ndërsa e pranon se është takuar me presidentin Florentino Perez, i cili kishte shkuar në dhomën e zhveshjes dhe ishte përshëndetur me skuadrën, por trajneri italian nuk zbulon më shumë nga biseda me Perezin.

Ancelotti thotë se është mirë, përkundër eliminimit, dhe se ka plane të mëdha me Realin, duke i hequr dyshimet për qëndrimin e tij në “Bernabeu” së paku edhe për një vit.

“E ardhmja është mjaft e qartë, kjo humbje të ndihmon që të jesh më mirë për sezonin e ardhshëm. Reali nuk bën drama, por mendon për të ardhmen. Ndonjëherë ndodh të eliminohesh në një gjysmëfinale, nuk është diçka e re në këtë sport. E bëmë një sezon të madh, por ndonjëherë ndodh që të mos fitosh Championsin për shumë vite”, përfundoi Ancelotti. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...