Ministri Krasniqi: Pos Atiqit, jemi në koordinim e sipër që edhe tre kryetarët tjerë në veri ta japin betimin

PUBLIKUAR

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka bërë të ditur se janë në koordinim edhe me kryetarët e tri komunave të tjera veriore që ata ta japin betimin.

Krasniqi në një prononcim për Klankosova.tv tha se ministria të cilën ai e udhëheq nuk vendos për datën, por vetëm për organizimin e procedurës, siç ka bërë me Mitrovicën e Veriut dhe kryetarin e zgjedhur Erden Atiq.

“MAPL nuk vendos as për datën e as për proceset e tjera. Ne i kemi takuar si ministri katër kryetarët dhe jemi dakorduar që me ta t’i koordinojmë këto procese. Kryetari i Mitrovicës Veriore e ka dërguar ftesën për dhënien e betimit për të premten në orën 11:00 dhe komunat e tjera janë në koordinim e sipër”, është shprehur Krasniqi, njofton Klankosova.tv.

I pyetur se a mund të ketë incidente të premten gjatë betimit të kryetarit të Mitrovicës Veriore, Krasniqi tha se janë kujdesur për procesin.

“Unë si ministër jam përgjegjës për organizimin e procedurës, që ta mbështes kuvendin dhe kryetarin. Këto pjesë s’janë përgjegjësi e ministrisë sonë. Si qeveri jemi të përkujdesur për të gjithë procesin”, tha Krasniqi, njofton Klankosova.tv.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...