Interi kalon në finale të Ligës së Kampionëve, eliminon Milanin

PUBLIKUAR

Interi ka kaluar në finale të Ligës së Kampionëve për herë të parë që prej vitit 2010, kur edhe ishte shpallur kampion i Evropës.

Skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi eliminoi sonte rivalin lokal, Milanin, në gjysmëfinale të kësaj gare, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Guiseppe Meazza” përfundoi me rezultatin minimal, 1:0, me Interin që në finale kalon me rezultatin e përgjithshëm 3:0.

Pjesa e parë u përshkrua me raste nga të dyja skuadrat, me Milanin që dukej më kërkues, por që nuk ia doli të shënonte.

45 minutat e parë u mbyllën baras dhe pa gola.

Goli i vetëm dhe i fitores sonte për “Nerazurrët” erdhi në pjesën e dytë, me Lautaro Martinezin, që shënoi në minutën e 74-t.

Interi në finale do të takohet me fituesin nga gjysmëfinalja tjetër, mes Manchester Cityt dhe Real Madridit. Ndeshja e dytë mes këtyre dy skuadrave do të zhvillohet të mërkurën mbrëma.

Kujtojmë se finalja e madhe e Ligës së Kampionëve do të zhvillohet më 10 qershor. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...