Dyshohet se i solli nga Serbia, policia i gjen lulet dhe vazo 29-vjeçarit

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës mbrëmjen e sotme (e hënë) në magjistralen Kamenicë-Gjilan ka ndaluar automjeti Mercedes furgon me targa vendore me drejtues të dyshuarin mashkullin me shtetësi kosovare me iniciale B.A., i moshës 29-vjeçar

Gjatë kontrollit në furgon janë gjet të ngarkuara lule dekorative të llojeve të ndryshme: 93 pako, 1245 vazo për të cilat nuk kishte asnjë dokument përcjellës për origjinën dhe përmbajtjen e tyre të cilat dyshohet se janë sjellë në mënyrë ilegale nga Serbia.

Policia tha se janë duke e trajtuar rastin dhe të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim me prokurorinë e shtetit.

Sipas tyre, ky aksion është në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, me çrast janë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacioneve në teren.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...