Juventusi fiton ndaj Cremoneses dhe e “blindon” pozitën e dytë

PUBLIKUAR

Juventusi ka bërë një tjetër hap të madh drejt sigurimit të pjesëmarrjes në Ligën e Kampionëve edicionin e ardhshëm.

“Zonja e Vjetër” triumfoi pastër 2:0 ndaj Cremoneses, në kuadër të javës së 35-të në Serie A, shkruan Gazeta Express.

Faggioli kaloi vendasit në epërsi në minutën e 55-të me një gol të bukur.

Bremer arriti të dyfishonte epërsinë në minutën e 79-të të ndeshjes, e që në fund ishte edhe epilogu i këtij takimi.

Me këtë fitore, Juventusi tani shkon në kuotën e 69 pikëve në vendin e dytë, tri më shumë se Interi dhe tetë më shumë se Milan që është i pesti.

Në anën tjetër, Cremonese mbetet e parafundit me vetëm 24 pikë dhe sipas të gjitha gjasave do të garojë në Serie B në sezonin e ardhshëm. /Gazeta Express/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...