Arsenali interesohet për Cancelon

PUBLIKUAR

Arsenali raportohet se ka shprehur interesim për Joao Cancelon.

Portugezi iu bashkua Bayern Munichit në afatin kalimtar të janarit në formë huazimi nga Manchester City, pasi ai nuk bënte më pjesë në planet e Pep Guardiolas, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, vazhdimisht është raportuar se ai nuk është i lumtur as te “Bavarezët”, duke lënë kështu të hapur mundësinë që sezonin e ardhshëm të luajë diku tjetër.

“A Bola” ka raportuar Arsenali po shqyrton mundësinë për transferimin e Cancelos, pasi e shohin si përforcim ideal duke marrë parasysh se ai mund të luajë në të dy krahët e mbrojtjes.

Tutje, sipas mediumit portugez, Bayerni nuk do të aktiviziojë opsionin e blerjes se 28-vjeçarit, që është 70 milionë euro.

Pas përfundimit të sezonit aktual, reprezentuesi i Portugalisë do të duhet të rikthehet te Manchester City – teksa mbetet për t’u parë se cili do të jetë hapi i tij i radhës. Për të besohet se interesim ka shfaqur edhe Barcelona.

Joao Cancelo me “Qytetarët” ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2027. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...

Ish-lojtari i Kosovës U21 ftohet nga Suedia për Botëror

Trajneri i kombëtares së Suedisë, Graham Potter, ka publikuar listën e lojtarëve për Kupën...