“Ku është Kiara, përse nuk është me ty” – Luiz Ejlli e përmend në koncertin në Gjakovë

PUBLIKUAR

Luiz Ejlli është shpallur fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania.

Ish-konkurrenti po shijon në masë të madhe famën, gjersa menjëherë ka nisur me koncerte e mbrëmje muzikore.

Ai së fundmi ka performuar në një nga klubet në Gjakovë duke dhuruar kështu spektakël me interpretimin e hiteve që ka realizuar ndër vite.

 

I njëjti mes tjerash gjatë koncertit ka përmendur edhe partneren e tij, Kiara Titon, pasi tha që shumë nga njerëzit e kanë pyetur se ku është.

“Shumë veta më kanë pyetur edhe rrugës edhe kur hyra këtu brenda. Jo përse Kiara, jo pse nuk je me të, pse nuk është Kiara, Kiara është në shtëpi në divan por do ia këndoj një këngë që e dini ju. E ka qejf, mbaron ajo”, u shpreh artisti shkodran.

 

Çifti, të cilët nisën një romancë në BBVA 2, po vazhdojnë të jenë akoma shumë të përfolur e të dashur për publikun.

Ata në natën finale duhet theksuar që kurorëzuan dashurinë e tyre edhe me martesë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Zoja i kapet Adrianit pasi i tha “po shitesh për Prime”

Zoja është përballur me Adrianin sot në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5. Banorja...

Efi bën një ndryshim në “look”

Efi Dhedhes ka bërë një ndryshim në pamjen fizike të saj. Bukuroshja shqiptare ka vendosur...

“Ma nxin ditën”, Jonida Vokshi befason me urimin për Besnikun

Moderatorja e njohur, Jonida Vokshi, ka zgjedhur një mënyrë mjaft origjinale dhe plot humor...