Policia njofton për vdekjen e tre personave në tri komuna në Kosovë

PUBLIKUAR

Në raportin e saj 24-orësh, Policia njofton për tri vdekje të ndodhura ditën e shtunë në Kosovë. Në fshatin Sadovinë e Jerlive të Vitisë, një person mashkull është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij. I vdekur është gjetur edhe një person i gjinisë mashkullore në vendin e tij të punës në Ferizaj, si dhe në Prizren është hasur pa shenja jete një person.

Për rastin në Viti, viktima është dërguar në QKMF por mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij.

“VDEKJE E DYSHUAR/Sadovinë e Jerlive, Viti 13.05.2023 – 12:25. Është gjetur pa shenja jete, në oborrin e shtëpisë së tij viktima mashkull kosovar. Viktima, nga familjarët ishte dërguar në QKMF, por mjekët kanë konstatuar se viktima është pa shenja jete.  Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes,  ndërsa në konsultim me prokurorin trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, njofton policia.

Ndërsa, gjetja e një personi pa shenja jete në vendin e tij të punës në Ferizaj është hapur si “hetim mbi vdekjen” në polici.

“HETIM MBI VDEKJEN/Ferizaj 13.05.2023 – 12:20. Është gjetur pa shenja jete në vendin e tij të punës viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet policore dhe prokurori, ndërsa vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes. Në konsultim me prokurorin, trupi i pa jetë i viktimës u është dorëzuar familjarëve”, njofton policia.

Edhe vdekjen e një personi në Prizren e ka konstatuar ekipi mjekësor, teksa rasti në polici është hapur si “vdekje e dyshimtë”.

“VDEKJE E DYSHIMTË/Prizren 13.05.2023 – 20:30. Raportohet se viktima mashkull kosovar është hasur pa shenja jete, gjë e cila është konstatuar nga ekipi mjekësor. Njësitë relevante policore kanë dal ne vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...