Një veturë me targa serbe është djegur në veri të vendit.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani, i cili tha se djegia e veturës ka ndodhur në orët e para të mëngjesit.
Elshani tha se njoftimin për zjarrin e kanë marr rreth orës pesë të mëngjesit, kur edhe kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa shtoi se të dyshuar aktualisht nuk ka. /Klankosova.tv.


