Operacioni “Guri”, policia konfiskon 12 kilogramë marihuanë e arreston gjashtë persona

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka arrestuar gjashtë persona dhe ka konfiskuar rreth 12 kilogramë substancë narkotike që dyshohet të jetë marihunë, në vazhdën e operacionit “Guri”.

Sipas policisë, sot janë kontrolluar 11 lokacione, ndërsa gjatë kontrolleve, në njërin nga lokacionet, një i dyshuar në tentim për t’i ikur policisë, ka kërcyer nga një lartësi dhe ka pësuar lëndime.

“Sot, më 12.05.2023, në vazhdën e zhvillimit të operacionit policor ‘Guri’, i zhvilluar në koordinim me organet e drejtësisë (prokurorinë), janë kontrolluar 11 lokacione, ku si provë materiale janë gjetur dhe konfiskuar rreth 12 kg substancë narkotike (dyshohet të jetë marihuanë), 3467 euro, 12.700 lekë (paratë dyshohet janë përfituara nga vepra penale) dhe tri vetura me të cilat është bërë bartja e lëndës narkotike”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se në tri operacionet e më hershme dhe këtë të ditës së sotme, janë konfiskuar 48 kilogramë marihuanë, vlera e së cilës sipas policisë është rreth 70 mijë euro dhe  janë arrestuar nëntë të dyshuar.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...