Van Gaal i kënaqur me fitoren ndaj Liverpoolit

PUBLIKUAR

van-gaal-i-k-euml-naqur-me-fitoren-ndaj-liverpoolit_hd

Menaxheri i Manchester United, Louis van Gaal, është i kënaqur me fitoren në finalen e Champions Cup ndaj Liverpoolit, gjithashtu i kënaqur me lojën e treguar në këtë turne parasezonal që u zhvillua në Amerikë

” Ndihem shumë i kënaqur me atë që lojtarët bënë në fushë, sigurisht se ka ende diçka për tu përmirësuar dhe të paraqitemi sa më mirë në ndeshjet që na presin në kampionat ,” – tha Louis van Gaal.

Pas fitores në finale e turneut në Champions Cup, Manchester United arriti ta mposht skuadren tjeter angleze Liverpool, me rezultat të përgjithshëm 3-1.

Liverpool shënoi nga penalltia në minuten e 14, ishte kapiteni Gerrard realizuesi dhe me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë, në pjesen e dytë të përzgjedhurit e Louis van Gaal ishin më këmngulës dhe në minuten e 55 Wayne Rooney arrit ta barazojë rezultatin, duke e futur topin në rrjet nga një pasim fanatastik nga meksikani Javier Hernandez (CHICHARITO).

United vazhdoi me tempo të lart dhe  vetëm 2 minuta pas golit të barazimit shënoi golin e epërsis me anë të spanjollit Mata, i cili me një goditje të fort e të devijuar arriti të shënoi një gol mjaft të bukur.

Për golin e katërt në ndeshje dhe të tretin për djajtë e kuq u përkujdes i riu Jese Lingard në minuten e 88, nga një goditje në zonën e 16-të metërshit duke e mposhtur portierin e Liverpool Simon Mignolet.

Manchester United në këtë turne ishte në grupin A dhe doli e para në grup ku arriti të mposht ekipin e Romës me rezultat 3-2, ekipin tjetër italian Inter pas penalltive 5-3, gjithashtu kampionin e Evropës Real Madridin 3-1 dhe duke arritur në finale të mposht liderin e grupit B Liverpoolin me rezultat final 3-1. Liverpool ishte lider i grupit B me 8 pikë sa kishte edhe United në grupin A, me tri ndeshje të zhvilluara në grupe./lipjaninews.info/

 

SHIKO MË SHUMË

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...

Ish-lojtari i Kosovës U21 ftohet nga Suedia për Botëror

Trajneri i kombëtares së Suedisë, Graham Potter, ka publikuar listën e lojtarëve për Kupën...