Thiago Silva po mendon të largohet nga Chelsea dhe t’i bashkohet klubit të fëmijërisë

PUBLIKUAR

Thiago Silva mund të largohet nga Chelsea gjatë verës që po vjen.

Mbrojtësi brazilian po planifikon të rikthehet ndërkohë në klubin e fëmijërisë, Fluminense.

Veterani i mbrojtjes, i cili e fitoi Ligën e Kampionëve me Chelsean nën drejtimin e Thomas Tuchel në vitin 2021, e ka shfaqur frustrimin e tij me situatën në “Stamford Bridge”.

Sipas “Globo Esporte”, 38 vjeçari është bërë pishman që e ka vazhduar kontratën për një vit me “Blues” në muajin shkurt, përcjell “Gazeta Express”.

Gjithnjë sipas mediumit brazilian, Silva do të largohet nga Londra në fund të sezonit aktual.

Ndër të tjera, Silva thuhet se është shok i mirë i Marcelos, ndërsa është ftuar nga ish-futbollisti i Real Madridit që të rikthehet në klubin brazilian, i cili është në vendin e dytë të ligës elitare braziliane.

Presidenti i Fluminenses, Mario Bittencourt dhe ish-sulmuesi Fred kanë kontaktuar me përfaqësuesit e Silvas dhe po mundohen ta bindin ish-futbollistin e Milanit dhe të Paris Saint-Germinit që t’i bashkohet klubit të fëmijërisë para pensionimit të tij.

Edhe vetë përfaqësuesi brazilian e ka shprehur dëshirën për t’u rikthyer në Fluminense me synimin që ta fitojë Copa Libertadores para se t’i vendosë këpucët në gozhdë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...