KDI: Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese të jetë baza për hartimin e statutit të Asociacionit

PUBLIKUAR

Që nga arritja e marrëveshjes mbi rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, në takimin e mbajtur në Ohër më 18 mars të këtij viti, procesi i dialogut është futur në një periudhë dinamike të zhvillimeve dhe angazhimit të palëve.

Instituti Demokratik i Kosovës i vlerëson si tejet të rëndësishëm gatishmërinë e palëve për të lëvizur përpara drejt normalizimit të marrëdhënieve pas dakordimit për Deklaratën për të pagjeturit dhe zbatimin e marrëveshjes lidhur me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Duke qenë se, një prej çështjeve më akute që derivojnë nga dialogu është statuti i Asociacionit, KDI e konsideron të papranueshëm çdo model të prezantuar në dialog që bie në kundërshtim me Kushtetutën dhe që është në shpërputhje me udhëzimet e Aktgjykimit përkatës të Gjykatës Kushtetuese.

Ne rikujtojmë që Kosova në vazhdimësi ka marrë garanci nga faktorët ndërkombëtarë, në veçanti nga përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që Asociacioni do të jetë në pajtim të plotë me Kushtetutën e Kosovës.

Pas propozimeve mbi draft-statutin dhe diskutimeve mbi rregullimet alternative të Asociacionit, i rikujtojmë Qeverisë së Kosovës që të gjitha veprimet për themelimin e Asociacionit duhet të kenë për bazë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, si dhe zbatimin e parimit të kushtetutshmërisë.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...