Interi hap të madh drejt finales, fiton aktin e parë ndaj Milanit

PUBLIKUAR

Interi ka shënuar fitore të madhe ndaj Milani me rezultat 2-0 në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja nisi në mënyrën më të mirë për Interin që shënoi që në start.

Zhvillohej minuta e tetë, kur Edin Dzeko gjuajti bukur nga brenda zonës pas harkimit të Hakan Calhanoglu, për të shënuar gol të bukur për 1-0.

 

Vetëm pas dy minutash erdhi edhe goli i dytë në këtë ndeshje.

Henrikh Mkhitaryan mori një top nga Federico Dimarco për të shënuar nga brenda zonës për 2-0.

 

Milani u bë i gjallë në minutën e 30-të kur Davide Calabria gjuajti jashtë porte.

Pas një minute Interi fitoi penallti, por gjyqtari pasi shikoi në VAR pa që ndërhyrja ndaj Lautaro Martinez ishte shumë e lehtë dhe e anuloi.

Në minutat e fundit të pjesës së parë Milani tentoi të bënte me shumë, por sulmet e tyre nuk ishin të rrezikshme.

Image

Më të filluar pjesa e dytë Brahim Diaz rrezikoi, pas tij edhe Edin Dzeko, por asnjëri nuk gjeti rrjetën.

Milani rastin më të mirë e kishte në minutën e 63-të, kur Sandro Tonali goditi shtyllën.

Në kohën shtesë Tommaso Pobega gjuajti fuqishëm, por nuk arriti të ndryshojë shifrat.

 

Interi merr një fitore të madhe nga ndeshja e parë, duke bërë një hap të madh drejt finales. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...