Luiz Ejlli dhe Donald Veshaj po vijnë me bashkëpunim, publikohet të premten

PUBLIKUAR

Këngëtari Luiz Ejlli të shtunën e 6 majti u shpall fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania.

Por, menjëherë pas kësaj, Luizi ka nisur punën dhe angazhimet muzikore si me koncerte ashtu edhe me këngë të reja

Tashmë, këngëtari nga Shkodra ka përfunduar projektin e parë pas daljes nga BBVA, e që është në bashkëpunim me aktorin Donald Veshaj.

Foto: Screenshot/Instagram

Donaldi ka publikuar një video në llogarinë e  tij në Instagram ku ka njoftuar duetin e dyshes duke dhënë disa detaje rreth tij.

Në përshkrimin e postimit, Donaldi zbuloi se kënga mban titullin “2 Shotsa”, producent i të cilës është Elgit Doda dhe pritet të publikohet këtë të premte.

Në video, Luizi dhe Donaldin shihen bashkë në ambientet e një zyre teksa këndojnë e kërcejnë me këngën e tyre.

Foto: Screenshot/Instagram

Mbetet të shihet se çfarë kanë përgatitur dyshja që vëmendjen më të madhe morën nga pjesëmarrja në Big Brother VIP Albania.

Por, ndryshe nga Luizi, Donaldi doli i dyti në edicionin e parë të BBVA ku fitues u shpall balerini Ilir Shaqiri. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Zoja i kapet Adrianit pasi i tha “po shitesh për Prime”

Zoja është përballur me Adrianin sot në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5. Banorja...

Efi bën një ndryshim në “look”

Efi Dhedhes ka bërë një ndryshim në pamjen fizike të saj. Bukuroshja shqiptare ka vendosur...

“Ma nxin ditën”, Jonida Vokshi befason me urimin për Besnikun

Moderatorja e njohur, Jonida Vokshi, ka zgjedhur një mënyrë mjaft origjinale dhe plot humor...