Guardiola: Jam i kënaqur me barazimin, kam një ide për ndeshjen e kthimit

PUBLIKUAR

Ndeshja e parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve, mes Real Madridit dhe Manchester Cityt, përfundoi pa fitues.

Kësisoj, gjithçka ka mbetur e hapur për ndeshjen e kthimit, e cila do të zhvillohet në “Etihad Stadium”, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja e parë, që u zhvillua sonte në “Santiago Bernabeu”, përfundoi me rezultatin 1:1.

Vinicius Junior (36’) shënoi për “Los Blancos”, kurse Kevin De Bruyne (67’) për “Qytetarët”.

Pas ndeshjes, Pep Guardiola tha se ndeshja ishte e barabartë.

“Ndeshje e barabartë. Kur ishim më mirë na shënuan një gol, kur ishin më të mirë, barazuam. Më dukej si vitin e kaluar ndonjëherë”, tha fillimisht ai.

“Urime për ekipin tim. Në këto lloj ndeshjesh keni nevojë për lojtarët tuaj më të mirë dhe Ederson ishte i jashtëzakonshëm. Kyle Walker ishte i jashtëzakonshëm kundër një prej rivalëve më të mirë me të cilët mund të përballesh në mbarë botën. Manchesteri do të jetë si një finale para tifozëve tanë”, shtoi spanjolli.

“Jam i kënaqur me një barazim 1-1 … në vend të humbjes 3-0! Do ta shikojmë lojën përsëri tani. Në disa pjesë ishim mirë. Por, mendoj se mund të kishim kërkuar më shumë gola me më shumë agresivitet. Kam një ide se çfarë të bëj javën tjetër. Por, më duhet ta shikoj sërish këtë ndeshje”, deklaroi Guardiola.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 17 maj, në “Etihad Stadium”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...

Ish-lojtari i Kosovës U21 ftohet nga Suedia për Botëror

Trajneri i kombëtares së Suedisë, Graham Potter, ka publikuar listën e lojtarëve për Kupën...