I kërkuar nga klubet e mëdha, Eintracht Frankfurti ia cakton çmimin Kolo Muanit

PUBLIKUAR

Randal Kolo Muani mund të jetë duke e kaluar sezonin e tij të fundit me Eintracht Frankfurtin.

Sulmuesi francez ka tërhequr interesim e disa klubeve të mëdha evropiane, pas paraqitjeve të tij mbresëlënëse me skuadrën gjermane, transmeton Gazeta Express.

Kolo Muani ka regjistruar 42 ndeshje këtë sezon në të gjitha garat, teksa ka shënuar 21 gola dhe ka kontribuar me 15 asistime.

Ai me klubin gjerman ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2027, teksa nuk ka ndonjë klauzolë largimi.

Sipas “90min”, Eintracht Frankfurti nuk do ta shesë 24-vjeçarin për më pak se 90 milionë euro këtë verë.

Bayern Munichi, Manchester United dhe Paris Saint-Germaini raportohet se janë klubet e interesuara për shërbimet e Kolo Muanit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...