Dy vetaksidente me vdekje në Kosovë, viktimat humbën kontrollin mbi veturat

PUBLIKUAR

Gjatë ditës së hënë kanë ndodhur dy vetaksidente me vdekje, njëri në Shipashnicë te Kamenicës e tjetri në Baicë të Istogut.

Policia njofton se të hënën rreth orës 08:15 në Shipashnicë të Kamenicës, një mashkull kosovar ka vdekur pasi ka humbur kontrollin mbi veturën e tij duke u rrokullisur në një arë jashtë rrugës.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa me urdhër te prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

Edhe mbrëmë rreth orës 20:00 në Baicë të Istogut një mashkull kosovar ka vdekur pasi ka humbur kontrollin mbi veturën e tij duke u rrokullisur jashtë rrugës.

“Aksidenti dyshohet se ka ndodhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar në Spitalin e Pejës. Me urdhër te prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...