Barcelona ia cakton çmimin e largimit Raphinhas, dy klube angleze në garë për të

PUBLIKUAR

Rapinha mund të largohet nga Barcelona gjatë afatit kalimtar të verës.

Braziliani është pjesë e planeve të Xavit, por largimi i tij nuk përjashtohet nëse klubet e interesuara për të e bëjnë ofertën e duhur, transmeton Gazeta Express.

Kësisoj, Raphinha mund të rikthehet në Premierligë, pasi për të interesim kanë shfaqur Chelsea dhe Newcastle United.

Sipas “Sport”, Barcelona do ta lejojë largimin e 26-vjeçarit, nëse ndonjë klub paguan së paku 80 milionë euro për të.

Barça po vazhdon të ketë vështirësi financiare dhe mendohet se mund të ketë shitje të konsiderueshme lojtarësh këtë verë, pasi klubi duhet urgjentisht të ulë faturën e pagave.

Ndryshe, Raphinha me klubin nga “Camp Nou” ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2027. /Gazeta Express/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...