Liverpool dhe Man United i bashkohen garës për të riun e PSG-së

PUBLIKUAR

Liverpool dhe Manchester United raportohet se i janë bashkuar garës për transferimin e të riut të Paris Saint-Germainit, El Chadaille Bitshiabu.

17-vjeçari është produkt i PSG-së, teksa këtë sezon ai ka bërë 13 paraqitje në të gjitha garat me ekipin e parë, transmeton Gazeta Express.

Sipas “Le10Sport”, të dy klubet e mëdha angleze kanë shfaqur interesim serioz ditëve të fundit për Bitshiabun.

Qendërmbrojtësi francez mund të largohet nga “Parc des Princes” shkaku i konkurrencës, e cila pritet të rritet edhe më shumë sezonin e ardhshëm me ardhjen e Milan Skriniarit, teksa klubi po kërkon edhe mbrojtës tjerë.

Për reprezentuesin e Francës U19 në garë janë edhe Eintracht Frankfurt e Borussia Dortmund.

Madje, të dy klubet gjermane raportohet se kanë dërguar tashmë ofertat e tyre, të vlefshme prej 15 milionë eurosh.

El Chadaille Bitshiabu me Paris Saint-Germainin ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit të ardhshëm. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...